Njeriu shikon një ekran testi nperf

Renditja e performancës së rrjeteve mobile dhe fikse

Shikoni performancën e rrjeteve mobile, fikse broadband, mbulimit dhe Wi-Fi në të gjithë globin falë të gjitha botimeve të nPerf.

Duke dërguar të dhëna …

Si matet performanca?

Mbledhja e matjeve

Matjet janë mbledhur përmes faqes së internetit të nPerf.com dhe faqeve partnere (për të dhëna me linja fikse) dhe në aplikacionet celulare nPerf (për të dhëna celulare).

Testet kryhen direkt nga abonentet. Kjo do të thotë se ata janë përfaqësues të cilësisë së rrjetit të Internetitsi perjetohet nga përdoruesit.

Integriteti i të dhënave të mbledhura sigurohet nga algoritme për kriptim dhe monitorim të të gjitha rezultateve nga testet e kryera.

Rëndësia e matjeve të mbledhura

Matjet e mbledhura ruhen në serverat nPerf. Përpunimi më pas kryhet për të hequr testet nga përdorimi i përsëritur ose të cilat mund të konsiderohen si rezultat i keqpërdorimit. Pjesa më e madhe e përpunimit është e automatizuar me qëllim të sigurimit të objektivitetit maksimal.

Së fundi, të dhënat e përdorura nuk përfshijnë teste mashtruese ose të pasakta që mund të ndërrojnë rezultatet.